Nga Shqipëria / E Diel 7 Mars 2021, 09:09

Tiranë/ 45-vjeçari kryen veprime të turpshme para të miturit

Një 45-vjeçar ka kryer veprime të turpshme përballë një shtetasi të mitur. Ngjarja ka ndodhur me datë 1 Shkurt dhe shtetasi ishte vënë në kërkim kombëtar.

Së fundmi, ai është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

Burimi: "Abc News"