Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Në kuadër të kësaj dite speciale, ajo është surprizuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” nga njerëzit e saj të dashur.

Fillimisht, Ami u surprizua nga shoqja e saj e ngushtë, Denisa. Ajo tha se moderatorja është njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj, bashkë me familjen.

Më pas, në studio erdhi Albi Nako e cili e ftoi Amin për një kërcim pas 21 vitesh.

Surpriza e tretë ishte nga bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Ai i këndoi këngën “You are beautiful” nga James Blunt. Ermali u shpreh se nuk e mendon dot jetën pa Amin dhe se ajo ndriçon dhe kur fle.

Një surprizë tjetër për Amin ishte një videomesazh nga Joeli, ku shprehu gjithë dashurinë për të, si dhe i bëri disa kërkesa të tipit: “Dua të shoh më shumë televizor, dua të ha sushi çdo ditë, nuk dua 100 kurse, unë jam fëmija i parë, mos e puth Sian më shumë se mua”.

Më pas, vogëlushi erdhi në studio me një buqetë të madhe me trëndafila për Amin, së bashku me tortën.
View this post on Instagram






