Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Mars 2021, 23:11

U infektuan të dy, Ami dhe Ermali rrëfejnë betejën me Koronavirusin

Çifti shumë i dashur për publikun, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në "Dua të të bëj të lumtur". Gjatë intervistës me moderatoren Arbana Osmani, dyshja rrëfyen betejën me Koronavirusin.

"Në fillim thonim "Jo m se nuk është Covidi", por doli që ishte. Megjithatë e kaluam lehtë", treguan ata.

Më tej, Ami dhe Ermali folën dhe për historinë e tyre të bukur të dashurisë. Ami tha se 10 vitet e tyre si të martuar kanë qenë shumë intensivë për ta, por shumë të lumtura.