Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Mars 2021, 22:10

I ka munguar ekranit, Amarda Toska tregon nëse do të rikthehet

Çifti shumë i dashur për publikun, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi ishin mbrëmjen e sotme të ftuar në "Dua të të bëj të lumtur". Ata iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga moderatorja Arbana Osmani.

Një ndër pyetjet për Amin ishte nëse do ta shikojmë më në televizion. Ajo tha se nuk ka hequr dorë nga ekrani, por momentalisht është e fokusuar te projektet e saj. 

"Në mendjen time nuk e kam mbyllur. Nuk them kam hequr dorë, por kam krijuar një rrugëtim me disa gjëra të mia dhe të them të drejtën nuk kam një shtysë aq të madhe sa të marr pjesë. Ose ndoshta dhe s'ka qenë projekti i duhur", tha Ami.