Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Mars 2021, 22:10

Ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur shqiptar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, me profesionin mjek gjinekolog, Sejdullah Hoxha ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, me anë të postimeve në rrjete sociale.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar. Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet në njoftim.

Burimi: "Abc News"