Aktori i njohur amerikan, Nicolas Cage i ka dhënë fund beqarisë për herë të pestë. Ai është martuar me parteren e tij 26-vjeçare, Rico Shibata.

Lajmin e ka konfirmuar vetë 57-vjeçari për “USA Today”. “Është e vërtetë dhe jemi shumë të lumtur”, është shprehur ai. Dyshja janë fejuar në gusht të vitit 2020 në video call. Ata ishin larg nga njëri-tjetri për shkak të Koronavirusit. Më pas, Cage i dërgoi me postë një unazë me diamant.

Aktori ka qenë i martuar me aktoren Patricia Arquette nga viti 1995-2001, më pas me Lisa Marie Presley nga 2002 deri në 2004, me Alice Kim me të cilin ka dhe një djalë 15-vjeçar dhe me Erika Koike në vitin 2019, martesa me të cilën zgjati vetëm katër ditë.




