Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Mars 2021, 15:03

Shpati dhe Selvija kurorëzojnë dashurinë në martesë

Shpati dhe Selvija kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e ka zbuluar vetë Selvija në një bisedë me ndjekësit. 

Çifti ka shkuar në xhami dhe kanë bërë kurorëzimin fetar.

“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë s’kemi ndonjë plan shkaku i pandemisë”, shkruan Selvija.

Në një intervistë në "Ftesë në 5", Shpati dhe Selvija treguan se po shpresojnë që të bëhen prindër.

“Po shpresojmë, e kemi të dy me qejf. Shpati do vajzat, unë çunat, nuk e di”, tha Selvia.