Shpati dhe Selvija kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e ka zbuluar vetë Selvija në një bisedë me ndjekësit.

Çifti ka shkuar në xhami dhe kanë bërë kurorëzimin fetar.
“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë s’kemi ndonjë plan shkaku i pandemisë”, shkruan Selvija.

Në një intervistë në "Ftesë në 5", Shpati dhe Selvija treguan se po shpresojnë që të bëhen prindër.
“Po shpresojmë, e kemi të dy me qejf. Shpati do vajzat, unë çunat, nuk e di”, tha Selvia.

