Covidi i ka marrë jetën një vajze të re në vendin tonë këtë të shtunë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Euxhena Jorgji, 22 vjeç nga Erseka prej 10 ditësh ndodhej e shtruar tek spitali Covid 1.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore ajo prej katër ditësh ndodhej e intubuar.
Fatkeqësisht Euxhena nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid 19.
22 vjeçarja nga Erseka studionte në Tiranë për Financë.
Burimi: abcnews

