Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. “Prive” ka mësuar se Fjollla dhe Fisniku i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin.

Këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur ta mbajë vetëm për vete e të mos e ndajë me publikun.

Kujtojmë se Fjolla është ende në kërkim nga policia pasi theu arrestin e shtëpisë.

Këngëtarja më herët është shprehur se nga ky vit kërkon një bebe. "Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë", tha Fjolla për revistën "Who".

