Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Mars 2021, 10:10

Tragjedi në familje: Babai, nëna dhe djali vdesin nga koronavirusi

Tre anëtarë të një familje në Rubik kanë humbur jetën brenda pak ditësh nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga të afërm.

I pari që ka humbur jetën është kryefamiljari, një ditë më pas ka humbur jetën djali dhe më pas bashkëshortja e Hamitit, Dashja.

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë, ndërsa nuk kanë mundur ta fitojnë betejën. Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme, ndërkohë që janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Burimi: abcnews