Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Mars 2021, 09:09

Këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri për shkak të Covidit

Në korrik të vitit që lamë pas u zbulua se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora kishte nisur një lidhje me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Mediat e huaja shkruanin asokohe se ata e bënë lidhjen e tyre familjare, mirëpo kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë.

Së fundmi “Daily Mail” raportoi se Rita dhe Romain janë ndarë. Shkak ishte bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares. Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

Zëdhënësja eRomain konfirmoi për “MailOnline” se marrëdhënia ka mbaruar: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende mbeten miq të ngushtë”.