Mbrëmjen e sotme në emisionin "Stop" në Tv Klan ka mbërritur një video e një pacienti në një nga spitalet Covid. Në videon në fjalë pacienti i ankohet mbesës së tij për shërbimin në spital.
Sipas tij, stafi e ka ushqyer vetëm me një panine gjithë ditën edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilaçet e rënda.
Biseda mes tyre:
Pacienti: Më japin pak qumësht edhe..
Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht?
Pacienti: Për ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë?
Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!
Pacienti: I thashë moj, i thashë edhe atë.
Familjarja: Mirë o daja, mos u mërzit, mos u lodh, se do të marr prapë pastaj!
