Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 18:06

Feston sot ditëlindjen, Amarda Toska merr surprizën e veçantë

Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga njerëzit e dashur, ashtu si dhe surpriza.

Ami është surprizuar në punë nga stafi i saj. Ajo ka publikuar në Instastory një video ku shihen tullumbace dhe letra të bardha me mesazhe speciale.

“Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”, ka shkruar ajo krahas videos.