Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 17:05

‘E neveritshme’, fansi i tregon organin gjenital Bebe Rexhës në video live

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është përballur me një situatë shumë të sikletshme. Së fundmi, ajo realizoi një video live në Instagram, duke iu dhënë mundësinë të gjithëve të futeshin dhe të bashkëbisedonin me anë të videos.

Mirëpo, një fans përfitoi nga kjo mundësi për të bërë një veprim shumë të papërshtatshëm. Ai i tregoi Bebes organin gjenital në video. Këngëtarja bërtiti e tmerruar, duke i kërkuar të largohej.

“Më vjen shumë keq. Kjo është e neveritshme. Është e shpifur se si ai u fut në Live dhe tregoi organin e tij gjenital. Më vjen shumë keq, nuk e dija se kjo do të ndodhte. Nëse e dini emrin e tij, ju lutem ma dërgoni sepse do sigurohem që ai të mos e përdorë kurrë Instagramin”, u shpreh Bebe për fansat.

Video nga "dailymail.co.uk"