Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 16:04

Bota vjen në shtëpi, Elita dhe Gjiko i bëjnë pritjen madhështore

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë vetëm dy ditë më parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën një emër shumë të veçantë: Bota.

Ditën e sotme, familjarët e kanë pritur vogëlushen në shtëpi. Elita ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa, ku shihen tullumbace me ngjyra, arushë, ëmbëlsira, e plot të tjera.

Moderatorja ka publikuar dhe një foto të ëmbël të së bijës, portretin e së cilës nuk e kanë fshehur. “Bota ime”, ka shkruar Elita krahas fotove.