Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 15:03

Debati i Jasminës dhe Sarës/ Ndërhyn Ana dhe i thumbon

Jasmina dhe Sara janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën që javën e kaluar, kur Sara doli në një takim me Andin. Jasmina nuk e priti aspak mirë këtë duke qenë se Andin e ka puthur dhe mes tyre po lindte diçka.

Jasmina u shpreh e zhgënjyer pasi siç tregoi Sarën e ka patur shoqe jashtë programit. Sara nga ana tjetër e mohoi këtë dhe e quajti Jasminën fanse të saj. 

"Ajo ka thënë që më njeh më para, ëndërroje të bëjë foto me mua kur bëja muzikë, por ti me mua s’ke ndenjur kurrë, do të doje. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena. Ti i ke marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes. Ti je thjesht një fanse për mua, do të jap autograf", i tha Sara Jasminës. 

Pas këtij debati, edhe konkurrentët jashtë programit kanë ndërhyrë e një ndër to është Ana Kauri, e cila u largua të dielën. 

“Ndonjëherë disa njerëz bashkohen me njëri-tjetrin vetëm për të sulmuar dikë, sesa për të konkretizuar ndjesitë e tyre", shkruan Ana, por pa bërë të ditur se me cilën e ka, Sarën apo Jasminën.