Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 14:02

E bija mbush 6-vjeç, ja këshilla që i jep të bijës ministrja Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj. Nalta ka mbushur 6 vjeç dhe mami Elisa e ka uruar publikisht me një postim në Facebook.

Në fund të urimit, ministrja i jep një këshillë të bijës: Të jetë vetvetja.

"Nalta ime, sot je 6 vjeçe.

Të kam patur gjithmonë pranë, dhe gjithmonë do të të kem. Edhe para se të të shihja grimcë në ekranin e vogël të ekografisë, edhe pasi të mos jem.

Gëzuar Ditëlindjen zemra e mamit.

Ji gjithmonë vetja", shkruan Spiropali.