Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj. Nalta ka mbushur 6 vjeç dhe mami Elisa e ka uruar publikisht me një postim në Facebook.

Në fund të urimit, ministrja i jep një këshillë të bijës: Të jetë vetvetja.

"Nalta ime, sot je 6 vjeçe.
Të kam patur gjithmonë pranë, dhe gjithmonë do të të kem. Edhe para se të të shihja grimcë në ekranin e vogël të ekografisë, edhe pasi të mos jem.
Gëzuar Ditëlindjen zemra e mamit.
Ji gjithmonë vetja", shkruan Spiropali.





