Situata në spitalin Infektiv paraditen e sotme paraqitet më e qetë. Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se numri i ambulancave që mbërrijnë në këtë spital është më i ulët krahasuar me një ditë më parë.
Në spitalin Infektiv aktualisht është e shtruar edhe një 26-vjeçare. E reja katër ditë më parë ka sjellë në jetë foshnjën e saj te materniteti “Koço Gliozheni”. Pas lindjes gjendja e 26-vjeçares është përkeqësuar dhe është shtruar në Infektiv. Mësohet se sot ka pasur një përmirësim të lehtë të gjendjes së saj.
