Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 13:01

U përkeqësua pas lindjes së foshnjës, 26-vjeçarja mes të shtruarve në Infektiv

Situata në spitalin Infektiv paraditen e sotme paraqitet më e qetë. Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se numri i ambulancave që mbërrijnë në këtë spital është më i ulët krahasuar me një ditë më parë. 

Në spitalin Infektiv aktualisht është e shtruar edhe një 26-vjeçare. E reja katër ditë më parë ka sjellë në jetë foshnjën e saj te materniteti “Koço Gliozheni”. Pas lindjes gjendja e  26-vjeçares është përkeqësuar dhe është shtruar në Infektiv. Mësohet se sot ka pasur një përmirësim të lehtë të gjendjes së saj.