Nga Shqipëria / E Premte 5 Mars 2021, 09:09

Rama fton Luljeta Bozon të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres Luljeta Bozo të kandidojë për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e ABC Esiona Konomi dhe mësohet se Bozo do të jetë krah Ramës sot në prezantimin e arritjeve dhe sfidave për rindërtimin bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Bozo e ka pranuar ftesën duke u bërë emri më i ri që bashkohet PS-së.

Ditën e djeshme skuadrës rozë iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, ndërsa theksoi se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e para e listës për Tiranën.