Mjekja Najada Çomo u ftua nga kryeministri Rama për të qenë pjesë e listës së socialistëve në këto zgjedhje. Çomo pranoi dhe do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit si deputete.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në Radari Informativ në Abc News, mjeku Pëllumb Pipero u pyet rreth këtij vendimi.
“Ky është një lajm i mirë për parlamentin shqiptar dhe një lajm i keq për Infektivin. Najada është një nga shtyllat kryesore të atij shërbimi aktualisht, ka eksperiencën, përkushtimin dhe profesionalizmin”, tha ai.
