Nga Shqipëria / E Enjte 4 Mars 2021, 22:10

Najada Çomo kandidon për deputete të PS-së, mjeku Pipero: Lajm i keq për Infektivin

Mjekja Najada Çomo u ftua nga kryeministri Rama për të qenë pjesë e listës së socialistëve në këto zgjedhje. Çomo pranoi dhe do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit si deputete.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në Radari Informativ në Abc News, mjeku Pëllumb Pipero u pyet rreth këtij vendimi.

“Ky është një lajm i mirë për parlamentin shqiptar dhe një lajm i keq për Infektivin. Najada është një nga shtyllat kryesore të atij shërbimi aktualisht, ka eksperiencën, përkushtimin dhe profesionalizmin”, tha ai.