Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjete sociale, ku përpos publikimit të vazhdueshëm të fotove, bën dhe bashkëbisedime me ndjekësit në Instastory.

Vetëm së fundmi, teksa i përgjigjej pyetjeve të tyre, dikush i përmendi virusin. “Je femër pozitive, shpresoj që vetëm me Covid të mos jesh pozitive", i shkruan një ndjekës.

Me këtë rast, Rudina ka treguar se e ka kaluar, duke mos dhënë të tjera detaje. Nuk dihet ende se kur apo se si ishte infektuar moderatorja.




