Greqia është lëkundur sërish nga një tërmet i fortë, me madhësi 5.9 ballë. Tërmeti është regjistruar në Elasona, pranë Larisës dhe kishte thellësi prej 10 km.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët në Elasona, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave duke mbushur rrugët dhe sheshet. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa qytete të Shqipërisë.

Elasona është goditur dhe ditën e djeshme nga lëkundje të forta tërmeti, më e madhja prej tyre 6.0 ballë.
Burimi: "Abc News"
