Nga Shqipëria / E Enjte 4 Mars 2021, 18:06

‘Largohu nga ajo’, Atdheu merr mesazhin kërcënues dhe i kthehet keq Sarës

Në një lidhje direkte me Skype për “Përputhen”, Atdheu deklaroi se i ka shkëputur të gjitha lidhjet me Sarën. Ai tha se ka marrë një kërcënim, nga dikush që i ka kërkuar ta lërë të qetë konkurrenten.

Atdheu shtoi se numrin e tij e ka shpërndarë Sara dhe se ajo do të mbajë përgjegjësi për këtë. Vajza e mohoi, duke thënë se nuk ka asnjë ide se kush mund t’i ketë shkruar.

Atdheu: Mesazhi është “o shoku largoju Sarës, po ta them tani kaq pike”. Numrin ma ka shpërndarë Sara

Sara: Ça po thua mo?

Atdheu: Pusho, mos fol ti!

Sara; Mos më fol mua ashtu njëherë, se të drejtën e fjalës s’ma ndalon askush!

Atdheu: Ti tani do mbash përgjegjësi ta dish. Sa për grupin, më mori një nr holandez, e dhe i thashë jam në spital, ai më tha kam një mesazh nga miku im, i rashë, po s’ma hapi, pastaj më erdhi ky mesazhi kërcënues.

Bora: Pse mendon se të ka ardhur?

Atdheu: Bora patjetër kjo gjë është serioze se kemi ardhur të gjejmë dashurinë, jo të marrim kërcënime.

Sara: Unë se di pse me adresohesh nga unë, unë se di kush është njëherë. A je në terezi. Ai është personazh publik, numrin e tij e gjejnë të gjithë, mbase do vëmendje. Nga unë s’ka asnjë lloj kërcënimi.

Jasmina: Mua më kanë ardhur në Instagram që të lëmë dikë të qetë këtu brenda.

Atdheu: Nëse po bëhet fjalën për dikë që ka jashtë, se ndryshe se kuptoj.

Bora: Para se të sëmureshe, ju ishit mirë, çfarë ka ndodhur?

Atdheu: E kemi shkëputur në fakt pas kamerave marrëdhënien.