Nga Shqipëria / E Enjte 4 Mars 2021, 17:05

Shtatzënë dhe pa asnjë ilaç, Eliona Pitarka rrëfen betejën me Koronavirusin

Aktorja e “Klanifornias”, Eliona Pitarka ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku ka zbuluar se e ka kaluar Koronavirusin në muajin Janar. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa sot është në të nëntin.

Eliona ka treguar simptomat me të cilat ka kaluar virusin, të tilla si dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Aktorja e ka kaluar Covidin pa pirë ilaçe, për shkak të bebushes në barkun e saj.

"Me dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Vetëm këto simptoma pata.

Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime", ka shkruar ajo.