Mjekja e spitalit të Beratit, Etleva Vila ka folur për rastin e 27-vjeçares që humbi jetën nga Koronavirusi. Ajo tha se e reja i kishte shërbyer prindërve të infektuar dhe me 25 shkurt ishte paraqitur vetë në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Mjekja tha se nga skaneri nuk ka rezultuar që vajza të kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Mushkëritë e saj ishin të prekura nga Covid-19.
“Pacientja është paraqitur në repartin e Urgjencës në spitalin rajonal të Beratit në datën 25, rreth orës 12 në një gjendje jo të mirë pasi kishte disa ditë që u shërbente prindërve me COVID. Ishte hera e parë që paraqitej në spitalin e Beratit.
Pasi I është dhënë ndihma e parë, I janë bërë ekzaminimet. Kur kanë dalë përgjigjet e skanerit, rreth 90% e mushkërisë ishte me pneumoni bilaterale që tashmë është e njohur që është në kuadrin e COVID. Në skaner nuk doli ndonjë sëmundje tjetër", tha ajo.
Burimi: "Abc News"
