Astrologe Meri tregon se këtë periudhë Marsi ne Binjak do na ndihmojë te zbulojme ide te reja, menyra dhe mjete per te komunikuar forte, menjehere dhe fuqishem. Mendimet ne kete rast te lodhin pasi jane te shumta. Planet na entuziazmojne, por veshtire se plotesohen. Nevoja per te udhetuar do rritet. Deshira per te mesuar gjera te reja, informacione. Jeta do ngjasojë me nje loje erotike. Ushtrimet fizike do behen te nevojshme pasi sistemi nervor do jete i irrituar dhe nervozizmi do beje punen e vete. Ne flirt do behemi siperfaqesor. Ne aspektin shendetsor duhet te kemi kujdes nga aksidentet, nga sistemi nervor, kycet e duarve dhe te kembeve si dhe probleme me frymemarrjen.
Dashi
Fillon nje periudhe me e hapur per ju me levizje dhe kontakte te shumta. Ide te reja dhe perballje nervoze perball mundesive. Ne njohje do jeni siperfaqsor dhe ne dashuri
Demi
Do kerkoni me shume te ardhura ekonomike dhe ne te njejten kohe do hapeni ne shume drejtime. Kjo mund te sjelle nervozizem dhe paqartesi
Binjaket
Marsi ne shenjen tuaj ju bene euforik ne disa raste, por me energji dhe nerv te tepruar per te permbyllur disa veprimtari apo pune Ne jeten personale do jeni gjahtar, por jo gjuajtes
Gaforrja
Nje prapaskene dhe nje veprimtari e dyshimte do ju perfqasoje. Do beni gjithcka kunder armiqve tuaj dhe do perdorni cdo mjet qe te merrni hak. Por mund te ndodh qe edhe dikush tjeter t'ju beje te njetat gjera
Luani
Nje prezence me e fuqishme, me rinore dhe me e pranueshme do veshi qellimet tuaja dhe pamjen tuaj. Do shtireni si njeri qe pranoni te rene dhe ndryshimet, por harkun e sulmit do ta keni gati per cdo rast
Virgjeresha
Do perballeni me nje situate te paqarte per ju ne lidhje me karrieren. Persona te rinj dhe veprimtari te reja do ju nxjerrin nga programi qe kishit
Peshorja
Do ju duhet te mprehni veshet dhe kembet per udhetime dhe informacione te reja. Ketu nuk duhet te perjashtojme njohje me njerez te rinj dhe kualifikime te reja
Akrepi
Nxitimi mund t'ju kushtoj ne levizje dhe ne ekonomi. Duhet te jeni me te kujdesshem ne mesazhet qe merrni dhe ne menyren si e menaxhoni energjine tuaj
Shigjetari
Perballe jush do kete sfida te reja nga persona qe nuk kane ate taban apo stabilitet qe ju do kerkonit, por qe ju detyrojne te veproni dhe te jeni ne levizje te shpejta. Ju pret nje martese apo nje lidhje qe behet me shpejtesi
Bricjapi
Ju bie per detyre te bashkepunoni me njerez te rinj ne moshe dhe pa shume eksperience por me informacion me te zgjuar dhe modern sesa ju. Duhet te rinovoheni ne sjellje pamje dhe luk
Ujori
Ne dashuri tashme fillojne te lulezojne te gjitha ngjyrat per ju. Por aty ku ka shume nuk ka edhe nje vendim. Si te themi shume e per lume. Prandaj clironi talentet dhe jo ndjenjat
Peshqit
Shume debat dhe paqartesi ne marredheniet familjare. Nje person i afert ju nxjerr probleme dhe ju fut flaken ne nje ambjent te ri qe jeni futur apo do donit te futeshit.
