Nga Shqipëria / E Enjte 4 Mars 2021, 12:12

Floriana Garo 'lë' Zvicrën dhe i bashkohet politikës në Shqipëri

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Floriana Garo ka ardhur në Shqipëri e këtë e ka treguar vetë ajo me postimet e fundit në Instagram me vendndodhje Tiranën.

"Tiranapost.al" ka mësuar se arsyeja pse Floriana ka lënë Zvicrën e ka ardhur në Shqipëri është politika.

“Ish-moderatorja e Tv Klan do të jetë pjesë e fushatës së Lulzim Bashës”, shkruan tiranapost.al

Nuk dihet nëse Floriana Garon do e shohim si pjesë të fushatës krah Lulzim Bashës apo ndoshta edhe kandidate për deputete në Tiranë.

Kujtojmë që edhe në vitin 2017 u përfol se moderatorja ishte përfshirë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, por Floriana e mohoi lajmin.