Eliona Pitarka, aktorja e "Klanifornias" do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Eliona po pret një vajzë dhe gjatë kësaj kohe është treguar shumë aktive në rrjete sociale me foto e video.

Fansat kanë qenë kuriozë mbi partnerin e Elionës, e cila kishte vendosur të mos e shfaqte në rrjete sociale megjithatë së fundmi ajo publikoi foton e parë me të duke mos i zbuluar identitetin.

Gjatë një pyetësori nga fansat, Eliona ka zbuluar se me partnerin e ka njohur e motra.
"As burrin s'e gjeta dot vetë, ma ka prezantuar dhe njohur motra", shkruan Eliona.

Aktorja ka treguar se në fund të këtij muaji do ta sjellë në jetë vogëlushen.

Eliona ka treguar gjithashtu se deri tani ka shtuar 13 kg dhe nuk ka pasur shqetësime gjatë shtatzënisë.

E pyetur nga fansat, aktorja ka zbuluar se në janar ka kaluar Covidin me shumë pak simptoma.


