Nga Shqipëria / E Enjte 4 Mars 2021, 10:10

I zbuloi lidhjen me Beartin, Tea ka dy fjalë për Shqipen

Tea dhe Bearti, çifti shumë i komentuar në media e rrjete sociale ishin të ftuar në "Roped with Olsi", ku treguan më shumë për lidhjen e tyre, marrëdhënien me produksionin dhe me konkurrentët pas largimit nga "Përputhen".

Tea tregoi se ata nuk kanë asnjë raport me konkurrentët e “Përputhen” dhe se nuk kanë ndjekur asnjë puntatë, përveç një sherri të bujshëm.

Ajo i dha edhe një mesazh Shqipes, e cila kujtojmë zbuloi e para lidhjen e e tyre të fshehtë.

“Suksese në jetë e dashur. Merru me jetën tënde, shijoje. Shpresoj të jesh e lumtur”, i tha Tea Shqipes nga ekrani.