Nga Shqipëria / E Enjte 4 Mars 2021, 10:10

Ndërron jetë mjeku i njohur nga Librazhdi

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Librazhdit. Ka ndërruar jetë doktori i njohur Gjergji Dhono, një ndër mjekët më të nderuar të qytetit. Doktori lë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja, por tek i gjithë qyteti i Librazhdit.

“Me hidherim dhe me dhimbje te madhe sot u nda nga jeta doktor Gjergji Dhono, nje nder mjeket te shkelqyer te qytetit tone. Do ta kujtojme doktorin gjithmone me buzeqeshjen e tij dhe pozitivitetin qe pasqyronte shpirti i tij. Homazhet zhvillohen tek rr.e Kavajes. Ngushellime familjes varrimi behet neser ne Kavaje ora 13:00” shkruan faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook.