
Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Sara u rikthye në program dhe u përball me Jasminën, e cila ishte në një lidhje direkte.
Sara u shpreh se nuk ka asgjë me Andin dhe e gjitha është imagjinatë e Jasminës. Më pas, dy vajzat vazhduan me akuza të rënda ndaj njëra-tjetrës.
Sara: Ajo imagjinon, ka skenar në kokën e saj, nuk kam çfarë t’i bëj
Jasmina: Ti s’po di çfarë flet tani, një herë thua e kam qejf, pastaj se kam qejf. Ndaje iher me veten pastaj kthe përgjigje
Sara: Vajzë e dashur, pëlqim unë mund të kem për të gjitha këtu, ndonjë interes të veçantë nuk e kam
Jasmina: Nuk e vë në dyshim që i ke qejf të gjitha mi motër
Sara: Mos më thuaj mua motër, je shumë e zezë për të qenë motra ime. Je e zezë në shpirt, siç i ke flokët, ashtu e ke dhe shpirtin. Zi, nga koka te këmbët. Gjëja më kryesore e këtij muhabeti, ka thënë që mua më njeh jashtë emisionit, ka nejtur dy-tri herë, ndërkohë që ti nuk e ke pasur shansin ndonjëherë të rrish me mua para se të më njihje. Përkundrazi, ëndërroje të bëje një foto me mua në periudhën kur merresha me muzikë dhe unë fatkeqësisht, jo se nuk kam dashur sepse unë iu jap dashuri fansave, por e kam pasur axhendën shumë të zënë dhe më vjen keq që nuk ta kam plotësuar dëshirën ndonjëherë
Jasmina: Mbarove? T’u bë qejfi? Edhe unë mund të them që ti puthesh jashtë skenës me meshkuj tjerë
Sara: Unë puthem në emision, po ti i ke marrë me rradhë moj zemër, nga dhoma e ndrrimit, në dhomë ndrrimi
Jasmina: Ti puthesh në emision, a je e sigurt?
Sara: Apo ke nevojë për ndihmë kur ndërron rrobat?
Jasmina: Unë do vij në emision dhe do e shohësh sa e sigurt je
Sara: Ti je thjesht një fanse për mua, ke qenë dhe do jesh, do të jap autograf