Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Mars 2021, 19:07

Jasmina mungon në 'Përputhen', zbulohet arsyeja

Ndonëse nuk ka shumë që është bërë pjesë e “Përputhen”, Jasmina është kthyer në një ndër konkurrentet më të komentuara. Ajo ka ngjallur shpesh debate në studio, ku sot nuk ishte prezente fizikisht.

Jasmina ishte në një lidhje direkte për emisionin, ku tregoi se dyshon se është infektuar me Koronavirus. Si rrjedhojë, ajo do të mungojë këto ditë në “Përputhen”.

Kujtojmë se Jasmina ka shprehur pëlqimin e saj për Andin, i cili ka deklaruar se momentalisht është vetëm për të në emision.