Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Mars 2021, 18:06

Ish e fejuara e Rinianit vjen në Shqipëri, Meridiani thumbon konkurrentin e 'Përputhen'

Ish e fejuara e Rinianit, Marsela ishte e ftuar në “Përputhen” ditën e djeshme. Në një lidhje direkte për emisionin, ajo tha se rrugët e tyre janë ndarë, por respekti dhe mbështetja vazhdojnë të jenë aty.

Sot opinionisti i “Përputhen Prime”, Meridian Ramçaj ka publikuar një foto pranë Marselës, duke zbuluar se ajo ka ardhur në Shqipëri. Ai ka ironizuar Rinianin, duke u shprehur nëse është vërtetë e mundur që ajo të ketë ardhur në vendin tonë vetëm për “mbështetje”.

"Rinian, kjo e paska suportin me kosto të lartë nga Italia në Shqipëri...të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin të fluturojë në mes të pandemisë për në Shqipëri?”, ka shkruar ai.