
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe njerëzit e dashur.
Leonora është padyshim një ndër këngëtaret më simpatike të ekranit, bukuria e së cilës mbetet e paprekur pavarësisht viteve. Sot ajo ka mbushur 41-vjeç, por ka provuar se mosha është vetëm një numër.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku tërheq vëmendjen e ndjekësve me fotot e publikuara, ku shfaqet e kuruar deri në detaje.