
Një 27-vjeçare nga Berati ka humbur jetën nga Koronavirusi. “Abc News” shkruan se vajza ndodhej në intubim te “Shefqet Ndroqi” dhe ka ndërruar jetë pasditen e djeshme.
Vajza nga Berati priste të martohej së shpejti, por fatkeqësisht kjo ëndërr i është prerë në mes. Ajo ishte shtruar fillimisht në spitalin rajonal të Beratit, por gjendja e saj ishte përkeqësuar.
27-vjeçarja nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Burimi: “Abc News”