
Aktorja shumë e njohur për rolin e saj në filmin e famshëm "Wonder Woman", Gal Gadot është në pritje të ëmbël. Aktorja 35-vjeçare po pret bebushin numër tre dhe lajmin e ka dhënë në rrjete sociale.
Gadot ka postuar një foto krah bashkëshortit dhe dy vajzave të saj teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur. E gjithë familja ka vendosur dorën në barkun e aktores dhe duken shumë të lumtur.
“Ja ku ja nisëm sërish”, shkroi aktorja ndërsa ndjekësit janë bërë kuriozë për gjininë e bebushit.