Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Mars 2021, 15:03

Vjen në jetë vogëlushja: Elita Rudi dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë sot prindër për herë të dytë. Burime për “Telegraf” bëjmë të ditur se Elita ka sjellë në jetë vogëlushen e saj.

Nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë ndërsa çifti ende nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale duke shijuar në privatësi këtë moment kaq të lumtur.

Elita Rudi dhe Gjiko e zbuluan në shtator se do të bëhen prindër për herë të dytë e pak kohë më vonë edhe gjininë.

Tani na mbetet të presim foton e parë të vogëlushes e të zbulojmë emrin e saj.