Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Mars 2021, 12:12

'Dua të jem unë babi', Sara ankohet për Ledrin pas lindjes së vajzës

Sara dhe Ledri në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Poem Blu. Çifti jo vetëm që publikoi menjëherë foto me vajzën, por nuk i kanë kursyer në rrjete sociale momentet me të duke ia ëmbëlsuar ditët të gjithëve.

Megjithatë tashmë për Sarën kanë nisur netët pa gjumë dhe ankesat për Ledrin.

Sara ka publikuar fillimisht një foto ku shkruan se nuk e di më çfarë ndjesie është të flesh.

Një ndjekës i shkruan: "O po kjo është ndjenja më e bukur, të rrish zgjuar me një ëngjëll të vogël që të zgjat jetën" ndërsa Sara ia kthen: "Nuk di si të përgjigjem. 100% mashkull".

Më pas ajo ka publikuar një foto ku shkruhet: “Të jesh nënë është mrekulli, por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi”

“Dua të jem unë babi", shkruan Sara.