Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Mars 2021, 12:12

Pas pjesëmarrjes në 'Përputhen', Ana fillon punë në Top Channel

Ana ka qenë një nga vajzat më të komentuara që në hyrjen e saj në "Përputhen", me një kërcim provokues e deri në daljen nga programi pas përjashtimit nga produksioni.

Mirëpo Ana nuk i mungoi ekranit sepse për disa puntata me rradhë e kemi parë në rubrikën "Trotuar" në "E diell". Më pas e pamë edhe si opinioniste në "Përputhen Prime".

Por së fundmi Olsa Muhameti ka zbuluar se Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”.

“Le ta themi dhe këtë…Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”, ka treguar Olsa.