Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 28 vjeç, aktori i njohur i serialit "Degrassi", Jahmil French. Lajmi është konfirmuar për "Page Six" nga përfaqësuesi i aktorit kanadez.

“Me një zemër të rëndë unë konfirmoj vdekjen e një miku dhe klienti të dashur, Jahmil French. Ai do të mbahet mend nga shumë njerëz për pasionin e tij për artet, angazhimin e tij dhe personalitetin e tij të gjallë. Unë kërkoj që të mbani familjen dhe miqtë e tij në mendimet dhe lutjet tuaja në këtë kohë të vështirë”, tha përfaqësuesi i aktorit në një deklaratë.

Kolegët e Jahmil shprehën dhimbjen për humbjen e aktorit përmes rrjeteve sociale.

Shkaku i vdekjes së aktorit nuk është bërë akoma i ditur.

