Në "Përputhen Prime" Ana Kauri u largua nga duke thene se ndihej e trazuar dhe jo vetëvetja. “Nuk arrija dot të dalloja se kush ishte Ana në të gjitha situatat”, u shpreh ish-konkurrentja mes lotësh.

Së fundmi, ajo ka bërë një status falenderues për produksionin dhe publikun, ku vihet re një koment nga Fation Kuqari.

Ai i ka komentuar disa emoji, si për t’i thënë që është i lumtur që doli nga emisioni. Kujtojmë se pak kohë më parë, i ftuar në “Roped With Olsi”, Fationi i kërkoi Anës të dilte beqare nga programi.
Nga kjo nisën edhe thashethemet se ata kanë nisur një lidhje bashkë.
Mirëpo Ana në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ka sqaruar se ajo dhe Fationi nuk janë në një lidhje.

“Flitet që ti e Fationi jeni bashkë, nëse jeni pse se bëni publike? Përndryshe më pëlqen shumë si njeri”, i ka shkruar ndjekësja.
“Më kanë ardhur shumë pyetje në lidhje me këtë Temë!! Poooor Jo Un dhe Fationi nuk jemi bashkë”, është përgjigjur Ana.

