Tre infermierë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 24 orët e fundit. Lajmin e trishtë e njoftoi Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes postimeve në faqen zyrtare. Viktimat janë Nerim Vaçi infermier në Mat, infermiere Erjola nga Lushnja dhe Lindita Peshku, infermiere e poliklinikes Nr1 e konsultorit te femijes
“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve” ishte njoftimi i parë nga shoqata.

“Serish humbje jete mes Infermiereve nga covid-19. Infermierja nga Lushnja ka nderruar jete pas betejes me kete semundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj”, shkruhet në njoftimin e dytë.

Pak më parë Shoqata ka njoftuar ndarjen nga jeta edhe të një tjetër infermiereje: "Bluzat e bardha po perballen cdo dite me virusin dhe po humbasin jete .Po dje u shua nje infermiere e poliklinikes Nr1 e konsultorit te femijes .Lindita Peshku Qofsh e xhenetit shoqja jone dhe shpirti jot u prehte ne paqe".

