Nga Shqipëria / E Hënë 1 Mars 2021, 23:11

Arti në zi: Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Kompozitori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Djali i tij e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur”, ka shkruar ai. Krajka ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë.

Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime dhe me titullin "Artist i Popullit".