Nga Shqipëria / E Hënë 1 Mars 2021, 23:11

Vijnë në Shqipëri 15.210 vaksina nga Pfizer, Rama jep lajmin e mirë

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 15.210 doza të vaksinave Pfizer. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga aeroporti “Nënë Tereza”, së bashku me ministren Ogerta Manastirliu dhe ministrin Arben Ahmetaj.

Rama bëri të ditur se është marrë konfirmimi nga Pfizer për 30 mijë doza të tjera në muajin prill. Ai u shpreh besimplotë se së shpejti do të krijohet mundësia për vaksinim intensiv në të gjithë territorin.

“Sot kemi marrë konfirmiim nga Pfizer, që do të marrim 30 mijë doza për prillin…Kam shumë besim që shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca përmes Covax-it, brenda mesit të marsit, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Jam besimplotë që do të kemi së shpejti mundësinë e një vaksinimi intensiv në të gjithë territorin…për ta bërë këtë sezon të ardhshme turistik një sezon me infektime me rënie drastike, me të cilin Shqipëria mund të jetë plotësisht e hapur për të gjithë që duan të vijnë", tha Rama.