Nga Shqipëria / E Hënë 1 Mars 2021, 22:10

Beatrix Ramosaj i nënshtrohet testit të Koronavirusit, del rezultati

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka bërë së fundmi testin për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Bëra testin e Covidit sot. Le të shpresojmë është negative”, ka shkruar ajo, krahas një videoje të publikuar në Instastory.

Më vonë, Beatrix ka njoftuar ndjekësit se fatmirësisht nuk është e infektuar me Koronavirus.