Nga Shqipëria / E Hënë 1 Mars 2021, 16:04

Sytë zemra: Baba për herë të parë, Don Phenom pozon me të birin

Me datë 1 janar, Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë. Anxhi solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Troi.

Lajmin e bukur e dha vetë reperi, me anë të një postimi në Instagram. Ai publikoi një foto të vogëlushit, por pa i zbuluar portretin dhe shkroi: "Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë".

Së fundmi, Don Phenom ka publikuar foton më të ëmbël me të birin. Ai shfaqet duke e mbajtur në krahë dhe duke e puthur. “Të dua Troi”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Don Phenom është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe foto të tilla kanë munguar në Instagram.